Udhëzimet e përdorimit
TR7000 – 6 720 876 024 (2018/04)
24
2.1.1
Elementet e funksionimit dhe ekranet
1
Ekrani
2
Çelësi rrotullues i përzgjedhjes
2.2
Përdorimi i pajisjes
2.2.1
Ndezja dhe fikja e pajisjes
Bojleri me qarkullim të vazhdueshëm ndizet dhe ngroh ujin kur hapet
rubineti nga uji i ngrohtë. Ai fiket sërish nëse mbyllet rubineti.
2.2.2
Vendosja e temperaturës së ujit
• Rrotulloni çelësin rrotullues përzgjedhës.
Çdo temperaturë e dëshiruar mund të vendoset mes 30 °C deri 60 °C
në shkallëzime prej 0,5 °C.
Ekrani shfaq temperaturën e zgjedhur.
Shënim:
Temperatura e afishuar është temperatura e ujit brenda
pajisjes. Temperatura e ujit që del nga rubineti mund të variojë nga kjo
për shkak të humbjeve të nxehtësisë në tubacione.
2.2.3
Mesazhi i gabimit në ekran
Nëse në ekran shfaqet një mesazh gabimi “E..” ose pulson një dritë LED,
shikoni kapitullin “Ka ndodhur një avari, çfarë duhet të bëj?”
2.2.4
Ngrohja me panel diellor
Pajisja mund të përdoret me ujë të ftohtë ose të ngrohur paraprakisht
(p.sh. nga një njësi me energji diellore).
KUJDES:
Kujdes!
Rrezik përvëlimi!
▶ Nëse temperatura e daljes së ujit që del nga rubineti është më e lartë
se temperatura e vendosur, atëherë kjo ndodh sepse temperatura e
ujit të furnizuar nga sistemi shtëpiak është tepër e nxehtë, p.sh.
sepse ngrohet nga një njësi me energji diellore.
• Mishelatori termostatik në furnizimin e shtëpisë duhet të vendoset
përkatësisht në temperatura më të ulëta.
2.2.5
Ndezja pas ndërprerjes së rrymës
• Hapni rubinetin e ujit nga e ngrohta plotësisht dhe lejoni që uji të
rrjedhë derisa të jetë i ngrohtë.
2.2.6
Përdorimi i pajisjes pas mbylljes së furnizimit me ujë
• Fikni pajisjen (zhvidhosni siguresën në kutinë e siguresave).
• Hapni rubinetin e ujit të ngrohtë dhe mbajeni të hapur derisa ajri të
ketë dalë krejtësisht jashtë nga tubi i ujit.
• Ndizeni përsëri siguresën.
• Hapeni plotësisht rubinetin e ujit të ngrohtë dhe lëreni ujin të rrjedhë
për të paktën një minutë.
Vetëm atëherë (për arsye sigurie) pajisja do të fillojë të ngrohet.
Pajisja tani është gati për përdorim.
2.2.7
Kursimi i energjisë
• Vendosni temperaturën e dëshiruar të ujit direkt në pajisje.
Shënim:
Miksimi me ujë të ftohtë në rubinet/dalje konsumon pa qenë
nevoja ujë dhe energji.
Kjo përshpejton gjithashtu edhe kalcifikimin (çmërsin) e pajisjes.
Prandaj, gjithmonë vendoseni temperaturën e dëshiruar direkt në
bojlerin me qarkullim të vazhdueshëm.
2.2.8
Përdorimi gjatë dimrit
Shënim:
Gjatë dimrit mund të ndodhë që temperatura e ujit të ulet dhe
nuk arrihet më temperatura e dëshiruar e ujit në dalje.
• Ulni qarkullimin e ujit në rubineta derisa të arrihet temperatura e
dëshiruar e ujit.
2.3
Pastrimi
• Fshijeni pajisjen vetëm duke përdorur një leckë të butë.
• Mos përdorni për pastrim materiale acide ose gërryese.
• Mos përdorni pastrues me avull.
2.4
Shërbimi i klientit
Ne ju kërkojmë që kur telefononi inxhinierin e shërbimit të klientit të
jepni gjithmonë
Nr . BOSCH (SNR/TTNR)
të pajisjes. Ju do të gjeni
numrat në pllakëzën e parametrave në anën e brendshme të kapakut të
përparmë.
Informacioni i kontaktit për vendin tuaj mund të gjendet në faqet e fundit
të këtyre udhëzimeve.
2.5
Hedhja e pajisjes duke respektuar mjedisin
• Hidheni ambalazhin në mënyrë të tillë që të mos dëmtoni mjedisin.
Kjo pajisje është etiketuar në përputhje me Direktivën
Evropiane 2012/19/EU në lidhje me pajisjet elektrike dhe
elektronike të përdorura (mbetjet e pajisjeve elektrike dhe
elektronike – WEEE).
Udhëzuesi përcakton kuadrin për kthimin dhe riciklimin e
pajisjeve të përdorura që aplikohet në BE. Kërkojini
shitësit të specializuar rreth ambienteve aktuale për
hedhjen e pajisjeve.
Mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.
Содержание TR7000 15/18 Desob
Страница 29: ...29 TR7000 6 720 876 024 2018 04 ...
Страница 30: ...TR7000 6 720 876 024 2018 04 30 ...
Страница 31: ...31 TR7000 6 720 876 024 2018 04 ...
Страница 32: ...Bosch Thermotechnik GmbH Junkersstrasse 20 24 D 73249 Wernau www bosch thermotechnology com ...