![Zanussi ZEI6840FBA User Manual Download Page 10](http://html.mh-extra.com/html/zanussi/zei6840fba/zei6840fba_user-manual_918581010.webp)
ndizet. Prekni për 4 sekonda. Caktoni
cilësimin e nxehtësisë në 10 sekonda. Ju
mund ta përdorni pianurën. Kur çaktivizoni
pianurën me , funksioni vazhdon të
funksionojë.
5.8 Menaxhimi i energjisë
Nëse janë aktive disa zona dhe energjia e
konsumuar tejkalon kuotën e linjës, ky
funksion e ndan energjinë e marrë mes të
gjitha zonave të gatimit. Pianura kontrollon
cilësimet e nxehtësisë për të mbrojtur
siguresat e instalimit në shtëpi.
• Zonat e gatimit grupohen sipas
vendndodhjes dhe numrit të fazave në
pianurë. Secila fazë ka ngarkesë
maksimale elektrike prej (3300 W). Nëse
pianura arrin kufirin e energjisë
maksimale të disponueshme brenda një
faze, energjia e zonave të gatimit
reduktohet automatikisht.
• Cilësimi i ngrohjes i zonës së gatimit të
zgjedhur të fundit merr gjithnjë përparësi.
Energjia e mbetur do të ndahet mes
zonave të aktivizuara më parë me radhën
e kundërt të zgjedhjes.
• Afishimi i cilësimit të nxehtësisë së
zonave të reduktuara alternohet mes
cilësimit të zgjedhur të nxehtësisë dhe
cilësimit të nxehtësisë së reduktuar.
• Prisni derisa ekrani të ndalojë së pulsuari
ose reduktoni cilësimin e ngrohjes së
zonës së gatimit të zgjedhur së fundmi.
Zonat e gatimit do të vijojnë në punojnë
me cilësimin e ngrohjes së reduktuar.
Ndryshojini manualisht cilësimet e
ngrohjes së zonave të gatimit, nëse është
nevoja.
Shihni ilustrimin për kombinime të
mundshme në të cilat mund të shpërndahet
energjia mes zonave të gatimit.
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Enë gatimi
Për zonat me gatim me
induksion, fusha e fortë elektro-
magnetike krijon shumë shpejt
një nxehtësi në enën e gatimit.
Përdorni zonat e gatimit me induksion me
enë të përshtatshme.
• Bazamenti i enës së gatimit duhet të jetë
sa më i trashë dhe i sheshtë që mundet.
• Sigurohuni që bazamentet e tiganëve të
jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i
vendosni mbi sipërfaqen e pianurës.
• Për të shmangur gërvishtjet, mos e
rrëshqisni ose fërkoni tenxheren nëpër
xhamin qeramik.
Materiali i enës së gatimit
• të sakta: giza, çeliku, çeliku i emaluar,
inoksi, bazamenti me shumë shtresa (me
shënimin e duhur nga prodhuesi).
• të gabuara: alumini, bakri, tunxhi, qelqi,
qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një pianurë
me induksion nëse:
• uji zien shpejt në një zonë të vendosur në
cilësimin më të lartë të nxehtësisë.
• magneti tërhiqet drejt fundit të enës së
gatimit.
Dimensionet e enës së gatimit
• Zonat e gatimit me induksion u përshtaten
automatikisht përmasave të bazamentit të
enëve.
• Efikasiteti i zonës së gatimit lidhet me
diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit.
• Për arsye sigurie dhe rezultate të gatimit,
mos përdorni enë gatimi më të madhe
sesa dimensionet e treguara në
10
SHQIP
Summary of Contents for ZEI6840FBA
Page 274: ...274 ...
Page 275: ...275 ...