AL - 42
Fusni furrën në kabinet duke e shtyrë
atë përpara. Hapni derën e furrës dhe
futni 2 vida në vrimat e vendosura në
kasën e furrës. Kur kasa e produktit
prek sipërfaqen prej druri të kabinetit,
fiksoni vidat.
Nëse furra instalohet nën një pllakë, di-
stanca mes platformës së punës dhe
panelit kryesor të furrës duhet të jetë mi-
nimalisht 50 mm dhe distanca mes plat-
formës së punës dhe paneli kryesor të
kontrollit duhet të jetë minimalisht 25 mm.
INSTALIMI ELEKTRIK DHE SIGU-
RIA E FURRËS SË INTEGRUAR
Udhëzimet e dhëna më poshtë duhet të
ndiqen pa u anashkaluar gjatë instali-
meve elektrike:
–
Kablloja e tokëzimit duhet të jetë e
lidhur me anë të vidave me shenjën
e tokëzimit. Furnizimi i lidhje kabllore
duhet të jetë siç tregohet në figurën 6.
Nëse nuk ka prizë të tokëzuar në për-
puthje me rregulloret në vendin e in-
stalimit, telefononi menjëherë Shërbi-
min e Autorizuar.
–
Priza e tokëzuar duhet të jetë në afërsi
të pajisjes. Asnjëherë mos përdorni
një zgjatues kablloje.
–
Kablloja e furnizimit nuk duhet të kon-
taktojë sipërfaqen e nxehtë të produktit.
–
Në rast të ndonjë dëmtimi të kabllos
furnizuese, sigurohuni të kontaktoni
servisin e autorizuar. Kablloja duhet të
zëvendësohet nga servisi i autorizuar.
–
Instalimet e pajisjes duhet të kryhen nga
Shërbimi i autorizuar. Duhet të përdoret
kabllo furnizimi e llojit H05VV-F.
Pllakë e integruar
Plani i sipërm
Furrë e integruar