10 Shqip
P
ërpar
a se t
ë f
lloni
Përpara se të flloni
Shishi *
Shishi përdoret për pjekjen e ushqimeve në skarë, si p.sh. të
pulave. Përdoreni shishin vetëm në modalitetin Njëshe në nivelin
3, ku disponohet përshtatësi i shishit. Zhvidhosni dorezën e
shishit për ta hequr gjatë pjekjes.
Shishi dhe
shashliku *
Vendoseni tavën në pozicionin 1 të skarës për të mbledhur
lëngjet e gatimit ose në pjesën e poshtme të furrës për racion të
madh mishi. Për sasi mishi nën 1,5 kg rekomandohet përdorimi i
aksesorëve të shishit.
1.
Futeni shishin në mish. Për të ndihmuar në futjen e shishit,
vidhosni dorezën e tij nga skaji i pamprehtë.
2.
Përreth mishit vendosni patate dhe perime të përvëluara.
3.
Vendoseni skeletin në pozicionin e raftit të mesit me formën
"V" në pjesën e përparme. Vendoseni shishin te skeleti me
majën të drejtuar pas dhe shtyjeni lehtë derisa maja e tij të
futet në mekanizmin rrotullues në pjesën e pasme të furrës.
Skaji i pamprehtë i shishit duhet të mbështetet në pjesën me
formë "V". (Shishi ka dy veshë, të cilët duhet të qëndrojnë
pranë derës së furrës për të shmangur lëvizjen e shishit
përpara dhe të cilët shërbejnë edhe si kapëse për dorezën.)
4.
Zhvidhosni vidat në dorezë përpara se të gatuani.
5.
Pas gatimit, vidhoseni sërish dorezën për të ndihmuar në
heqjen e shishit nga skeleti.
VINI RE
Sigurohuni që doreza e shishit të qëndrojë mirë në vend.
Bëni kujdes kur përdorni shishin. Pirunët dhe kunjat janë me
majë dhe të mprehtë dhe mund t'ju lëndojnë!
Për të parandaluar djegiet, përdorni doreza për të hequr shishin,
pasi është shumë i nxehtë.
Shinat
teleskopike *
Përdorni pllakën e shinës teleskopike për të futur tavën si më
poshtë:
1.
Tërhiqni pllakën e shinës teleskopike nga furra.
2.
Vendosni tavën mbi pllakën e shinës dhe rrëshqiteni këtë të
fundit brenda në furrë.
3.
Mbyllni derën e furrës.
SHËNIM
Përfshirja e aksesorëve të shënuar me yll (*) varet nga modeli i furrës.
Aksesorët
Për përdorimin e parë, pastrojini aksesorët tërësisht me ujë të ngrohtë, detergjent dhe
një leckë të butë e të pastër.
05
04
03
02
01
01
Niveli 1
02
Niveli 2
03
Niveli 3
04
Niveli 4
05
Niveli 5
•
Futeni aksesorin në pozicionin e duhur
brenda furrës.
•
Lini një hapësirë prej të paktën 1 cm nga
aksesori dhe fundi i furrës, si dhe nga çdo
aksesor tjetër.
•
Bëni kujdes kur hiqni enët e gatimit dhe/ose
aksesorët nga furra. Ushqimet ose aksesorët
e nxehtë mund të shkaktojnë djegie.
•
Aksesorët mund të deformohen gjatë
ngrohjes. Pasi të jenë ftohur, ata rifitojnë
pamjen dhe performancën e mëparshme.
Përdorimi bazë
Për përvojë më të mirë gatimi, njihuni me mënyrën e përdorimit të secilit aksesor.
Skarë me tela
Skara me tela synohet për pjekje në skarë dhe skuqje.
Futeni skarën me tela në vend, me pjesët e dala (tapa në të dyja
anët) për përpara.
Aksesori i skarës
me tela *
Aksesori i skarës me tela përdoret me tavën dhe parandalon
derdhjen e lëngjeve në fund të furrës.
Tavë pjekjeje *
Tava e pjekjes (thellësia: 20 mm) përdoret për pjekjen e kekëve,
biskotave dhe ëmbëlsirave të tjera. Vendoseni anën e pjerrët
përpara.
Tavë universale *
Tava universale (thellësia: 30 mm) përdoret për gatim dhe skuqje.
Përdoreni aksesorin e skarës me tela për të parandaluar derdhjen
e lëngjeve në pjesën e poshtme të furrës.
Vendoseni anën e pjerrët përpara.
Tavë ekstra e
thellë *
Tava ekstra e thellë (thellësia: 50 mm) përdoret për skuqje me
ose pa aksesorin e skarës me tela. Vendoseni anën e pjerrët
përpara.
NV70K3370BS_OL_DG68-00HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 10
2018-12-04 PM 3:58:11