Shqip 25
M
irëmbajtja
Pastrim
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që furra dhe aksesorët të jenë ftohur përpara pastrimit.
Mos përdorni agjentë gërryes pastrimi, furça të ashpra, tel enësh apo leckë të ashpër, fije metalike,
thika apo materiale të tjera gërryese.
Pjesa e brendshme e furrës
•
Për të pastruar pjesën e brendshme të furrës, përdorni një leckë të pastër dhe një solucion delikat
pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.
•
Mos e pastroni me dorë gominën e derës.
•
Për të shmangur dëmtimin e sipërfaqeve të emaluara, përdorni vetëm pastrues standardë furre.
•
Për të hequr njollat e forta, përdorni një pastrues të posaçëm për furrën.
Pjesa e jashtme e furrës
Për të pastruar pjesën e jashtme të furrës, si p.sh. derën e furrës, dorezën dhe ekranin, përdorni një
leckë të pastër dhe një detergjent delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun dhe thajini me letër
kuzhine ose peshqir të thatë.
Yndyra dhe papastërtitë mund të mbeten, veçanërisht përreth dorezës për shkak të ajrit të nxehtë
që del nga brenda furrës. Rekomandohet pastrimi i dorezës pas çdo përdorimi.
Aksesorët
Pastrojini aksesorët pas çdo përdorimi dhe thajini me leckë kuzhine. Për të pastruar papastërtitë e
forta, futini në ujë të ngrohtë me sapun aksesorët e përdorur për rreth 30 min përpara larjes.
Sipërfaqe e emaluar katalitike (vetëm për modelet që e kanë)
Pjesët e lëvizshme janë të mbështjella me emal katalitik me ngjyrë gri të errët. Ato mund të ndoten
nga vaji dhe stërpikjet e yndyrës nga qarkullimi i ajrit përgjatë ngrohje konveksioni.
Megjithatë, këto papastërti digjen në temperaturë furre prej 200 °C e lart.
1.
Hiqni të gjithë aksesorët nga furra.
2.
Pastroni pjesën e brendshme të furrës.
3.
Zgjidhni modalitetin "Convection (Konveksion)" me temperaturë maksimale dhe kryejeni ciklin
për një orë.
SHËNIM
Pjesët katalitike janë të mbështjella ose nga një anë e vetme ose nga të 3 anët, në varësi të modelit.
Heqja e derës
Gjatë përdorimit normal, dera e furrës nuk duhet të hiqet, por nëse kjo është e nevojshme, për
shembull për qëllime pastrimi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.
KUJDES
Dera e furrës është e rëndë.
1.
Hapeni derën dhe me një goditje të lehtë hapni
plotësisht kapëset në të dyja menteshat.
70°
2.
Mbylleni derën me rreth 70°. Kapini anët e derës
së furrës në mes me dy duar dhe tërhiqeni lart
derisa të hiqen menteshat.
3.
Pas pastrimit, për ta montuar derën përsëritni
hapat 1 dhe 2 në rend të anasjellë. Kapësja në
menteshë duhet të mbyllet në të dy anët.
Mirëmbajtja
NV70K2340RB_OL_DG68-00HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 25
2018-12-04 PM 1:42:09