6 Shqip
Instalimi
Instalimi
Udhëzimet e sigurisë
PARALAJMËRIM
Furra duhet të instalohet nga një teknik i kualifikuar. Instaluesi është përgjegjës për lidhjen e furrës
me rrjetin elektrik, duke zbatuar rregulloret përkatëse të sigurisë së zonës suaj.
Çfarë përfshihet
Sigurohuni që në paketimin e produktit të jenë përfshirë të gjitha pjesët dhe aksesorët. Nëse
keni problem me furrën ose aksesorët, kontaktoni një qendër lokale për klientët e "Samsung" ose
shitësin.
Pamje përgjithshme e furrës
01
02
03
01
Paneli i kontrollit
02
Doreza e derës
03
Dera
Instalimi
Eliminimi i duhur i këtij produkti
(pajisje elektrike dhe elektronike për t'u flakur)
(Zbatohet për shtetet me sisteme grumbullimi të veçuar)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literaturë, tregon
se produkti dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet,
kablloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera
shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës. Për të parandaluar një
dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e
pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto pajisje nga llojet e
tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të
promovuar ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e
blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku
dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të
kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe
pajisjet e tij shtesë elektronike nuk duhet të përzihen me mbeturina të
tjera tregtare për eliminim.
Për informacion mbi zotimet mjedisore të "Samsung" dhe detyrimet rregullatore specifike
për produktin, p.sh. "REACH", vizitoni: samsung.com/uk/aboutsamsung/samsungelectronics/
corporatecitizenship/data_corner.html
Funksioni automatik i kursimit të energjisë
•
Kur pajisja është në punë, nëse nuk jepni asnjë komandë për njëfarë kohe, do të ndalojë dhe do të
kalojë në gjendje pritjeje.
•
Drita: Gjatë procesit të gatimit, mund ta fikni llambën e furrës duke shtypur butonin e dritës së
furrës. Për kursim të energjisë, drita e furrës do të fiket pak minuta pas fillimit të programit të
gatimit.
NV70K2340RB_OL_DG68-00HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 6
2018-12-04 PM 1:42:01