4 Shqip
Udhëzimet e sigurisë
Udhëzimet e sigurisë
Nëse kjo pajisje ka funksion pastrimi, gjatë procesit të pastrimit
sipërfaqet mund të nxehen më shumë se zakonisht dhe fëmijët duhet
të mbahen larg. Funksioni i pastrimit varet nga modeli.
Përdorni vetëm termometrin e rekomanduar për këtë furrë. (Vetëm për
modelin me termometër për mishin)
Nuk duhet përdorur pastrues me avull.
PARALAJMËRIM: Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur përpara se
të ndërroni llambën, në mënyrë që të shmangni mundësinë e
elektroshokut.
Pajisja nuk duhet instaluar pas derës dekorative, për të evituar
mbinxehjen.
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të jashtme nxehen gjatë
përdorimit. Duhet të bëni kujdes të shmangni prekjen e elementeve
ngrohëse. Fëmijët nën 8 vjeç duhet të mbahen larg, përveç rasteve
kur janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
KUJDES: Procesi i gatimit duhet mbikëqyrur. Proceset afatshkurtrat të
gatimit duhen mbikëqyrur vazhdimisht.
Dera ose sipërfaqja e jashtme mund të nxehet kur pajisja është vënë në
punë.
Temperatura në sipërfaqet e përdorshme mund të jetë e lartë kur pajisja
është vënë në punë. Sipërfaqet mund të nxehen gjatë përdorimit.
Për riparimin e përshkruar nuk duhet të mbështeteni në përdorimin e
ngjitësve, pasi ata nuk konsiderohen mjete riparuese të besueshme.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga
persona me aftësi ndijore, fizike ose mendore të reduktuara, ose me
mungesë përvoje dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje ose nëse
janë udhëzuar për përdorimin në mënyrë të sigurt të pajisjes dhe që
kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk do të kryhet nga fëmijët
pa mbikëqyrje. Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve nën 8
vjeç.
Pajisja nxehet gjatë përdorimit. Duhet të bëni kujdes që të shmangni
prekjen e elementeve ngrohëse brenda në furrë.
PARALAJMËRIM: Pjesët e jashtme mund të nxehen gjatë përdorimit.
Fëmijët e vegjël duhen mbajtur larg.
Mos përdorni pastrues të ashpër gërryes ose kruese të ashpër metalike
për të pastruar xhamin e derës së furrës, pasi mund t'i gërvishtin
sipërfaqen, çka mund të shkaktojë thyerjen e xhamit.
Nëse kjo pajisje ka funksion pastrimi, mbetjet e derdhura duhet të hiqen
përpara pastrimit dhe asnjë enë nuk duhet lënë në furrë gjatë pastrimit
me avull apo vetëpastrimit. Funksioni i pastrimit varet nga modeli.
NV70K2340RB_OL_DG68-00HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 4
2018-12-04 PM 1:42:01