19
ALBANIAN
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Instalimi ose heqja e grupit të kokës
Për të hequr grupin e kokës, ndiqni hapat e mëposhtëm.
1.
Lironi dadon e kokës, më pas hiqni kokën.
►
Fig.5:
1.
Dadoja
2.
Koka
2.
Lironi pjesën e hundës me çelës fiso ndërsa
mbani kokën me një çelës fiso tjetër.
►
Fig.6:
1.
Pjesa e hundës
2.
Koka
3.
Lironi kasën e nofullave me çelës fiso ndërsa
mbani xhunton me një çelës fiso tjetër.
►
Fig.7:
1.
Kasa e nofullave
2.
Xhuntoja
4.
Hiqni shtytësin e nofullës, sustën dhe tubin.
►
Fig.8:
1.
Shtytësi i nofullës
2.
Susta
3.
Tubi
VINI RE:
Kur instaloni shtytësin e nofullës,
sigurohuni që të bashkoni sustën me shtytësin e
nofullës.
Për të instaluar grupin e kokës, kryeni procedurën e
heqjes në të anasjelltë. Sigurohuni që të shtrëngoni
kasën e nofullave dhe pjesën e hundës me dy çelësa
fiso fort.
Grepi
KUJDES:
Hiqeni gjithmonë baterinë kur e
varni veglën me anë të grepit.
KUJDES:
Mos e varni asnjëherë veglën në
vend të lartë ose në sipërfaqe që mund të jetë e
paqëndrueshme.
KUJDES:
Kur e varni veglën nga grepi, vareni
me kujdes.
Përndryshe, vegla mund të rrëzohet duke
shkaktuar lëndime.
►
Fig.9:
1.
Ulluku
2.
Grepi
3.
Vida
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Grepi
mund të montohet në cilëndo anë të veglës.
Për të instaluar grepin, futeni në një kanal në folenë e
veglës në njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me një
vidë. Për ta hequr, lirojeni vidën dhe më pas nxirreni.
Instalimi ose heqja e mbajtësit të
mandrinave
VINI RE:
Sigurohuni që të instaloni mbajtësin
e mandrinave te vegla përpara se të përdorni
veglën. Nëse mbajtësi i mandrinave nuk është
instaluar te vegla, vegla nuk do të punojë.
Për ta hequr mbajtësin e mandrinave, rrotullojeni në
drejtim të kundërt të akrepave të orës. Për ta instaluar
mbajtësin e mandrinave, rrotullojeni në drejtim të
akrepave të orës.
►
Fig.10:
1.
Mbajtësi i mandrinave
PËRDORIMI
KUJDES:
Mbajeni dorën ose fytyrën larg nga
pjesa e përparme e veglës.
Perçina ose mandrina
e thyer mund të dalë aksidentalisht dhe ju mund të
lëndoheni.
Instalimi i një perçine me tërheqje
KUJDES:
Përpara se mbajtësi i mandrinave
të mbushet, zbrazeni rregullisht duke hequr
mbajtësin e mandrinave.
Përndryshe, vegla
mund të dëmtohet dhe pjesët e dëmtuara mund të
shkaktojnë lëndime.
KUJDES:
Kur futni një perçinë me tërheqje
në një pjesë hunde, sigurohuni që të fikni veglën.
Ndryshe, mund të lëndoheni me majën e veglës.
KUJDES:
Mos e lini perçinën me tërheqje në
pjesën e hundës.
Nëse vegla ndizet aksidentalisht,
perçina me tërheqje del dhe mund të shkaktojë
lëndim.
VINI RE:
Pas instalimit të një perçine me
tërheqje, sigurohuni që të nxirrni mandrinën
e thyer brenda mbajtësit të mandrinave duke
e anuar veglën prapa, përpara se të instaloni
perçinën tjetër me tërheqje. Nëse fundi i
mandrinës së thyer del nga pjesa e hundës, fikeni
veglën dhe hiqni mandrinën.
Ndryshe, mandrinat e
thyera mund të bllokohen dhe të sjellin keqfunksionim
të veglës.
1.
Futni perçinën me tërheqje në pjesën e hundës.
►
Fig.11:
1.
Perçina me tërheqje
2.
Pjesa e hundës
2.
Shtypeni majën e veglës kundrejt materialit të
punës dhe më pas tërhiqni këmbëzën e çelësit. Pasi
mandrina të thyhet, lëshoni këmbëzën e çelësit.
►
Fig.12
Përpara se mbajtësi i mandrinave të mbushet, zbrazeni
rregullisht duke hequr mbajtësin e mandrinave.