5
UDHËZIMET MBI SIGURINË
ENG
S
H
Q
IP
y
Përthyejeni kabllon e antenës ndërmjet pjesës së brendshme dhe të jashtme të
ndërtesës për të shmangur depërtimin e shiut.
Kjo mund të shkaktojë dëmtim nga uji brenda produktit dhe mund të japë goditje
elektrike.
y
Kur të montoni TV-në në mur, sigurohuni që të mos e instaloni TV-në duke e varur
kabllon elektrike dhe atë të sinjalit mbrapa TV-së.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike.
y
Mos lidhni shumë pajisje elektrike në një spinë të vetme me disa ndarje.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr për shkak të mbinxehjes.
y
Mos e hidhni produktin dhe mos lejoni të bjerë kur të lidhni pajisjet e jashtme.
Në të kundërt, kjo mund t'ju shkaktojë lëndim ose mund të dëmtojë produktin.
Desiccant
y
Mbajeni materialin kundër lagështisë të paketimit ose ambalazhimin prej vinili larg nga
fëmijët.
Materiali kundër lagështisë është i dëmshëm nëse gëlltitet. Nëse gëlltitet pa dashje,
detyrojeni personin ta vjellë dhe shkoni në spitalin më të afërt. Gjithashtu, paketimi prej
vinili mund të shkaktojë mbytje. Mbajeni larg nga fëmijët.
y
Mos i lejoni fëmijët të ngjiten ose të varen te TV-ja.
Në të kundërt, TV-ja mund të bjerë, gjë që mund të shkaktojë lëndime të rënda.
y
Hidhini me kujdes bateritë e përdorura për të shmangur gëlltitjen e tyre nga fëmijët.
Nëse ndodh që fëmija t'i gëlltisë, dërgojeni menjëherë te doktori.
y
Mos vendosni përcjellës (p.sh., një shufër metalike) në njërën anë të kordonit elektrik
kur ana tjetër është e lidhur me prizën në mur. Gjithashtu, mos e prekni kabllon
elektrike menjëherë pasi e keni lidhur me prizën në mur.
Ju mund të pësoni elektroshok.
(Në varësi të modelit)
y
Mos vendosni ose mos ruani substanca të ndezshme pranë produktit.
Përdorimi pa kujdes i substancave të ndezshme paraqet rrezik zjarri ose shpërthimi.
y
Mos hidhni mbi produkt objekte metalike, si p.sh monedha, karfica flokësh, shkopinj të
hollë ose tela apo objekte të ndezshme, si p.sh letra dhe shkrepëse. Fëmijët duhet të
bëjnë kujdes të veçantë.
Mund të ndodhë goditje elektrike, zjarr ose lëndim. Nëse te produkti hidhet një objekt i
huaj, hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.
Summary of Contents for UB85 Series
Page 64: ...A 64 MAKING CONNECTIONS ...
Page 100: ......
Page 136: ......
Page 172: ......
Page 208: ......
Page 244: ......
Page 280: ......
Page 316: ......
Page 352: ......
Page 388: ......
Page 424: ......
Page 460: ......
Page 496: ......
Page 532: ......
Page 568: ......
Page 604: ......
Page 640: ......