
37
SQ
MËNJANIMI
Ambalazhi i produktit është i përbërë nga materiale të riciklueshëm. Mënjanojeni ambalazhin në
përputhje me rregulloret në fuqi për mbrojtjen e mjedisit.
Në bazë të direktivës 2012/19/BE për mbeturinat e aparateve elektrike dhe elektronike (WEEE),
simboli i kutisë së shënuar mbi aparat ose mbi kutinë e saj tregon që produkti në fund të
jetëgjatësisë së tij duhet të mblidhet në mënyrë të ndarë nga mbeturinat e tjera.
Veç kësaj, përdoruesi duhet ta dorëzojë pajisjen që do mënjanojë, pranë qendrave të grumbullimit
të diferencuar të mbeturinave elektrike dhe elektronike. Si alternativë, në vend të kujdeset vetë për
mënjanimin e pajisjes. përdoruesi mund ta dorëzojë pajisjen tek shitësi, në momentin e blerjes së një
pajisjeje të re të të njëjtit tip. Përdoruesi mund t'i dorëzojë gjithashtu produktet elektronike me madhësi
më të vogël se 25 cm tek shitësit e produkteve elektronike që kanë një sipërfaqe shitjesh prej të paktën
400 m², pa pagesë dhe pa detyrim blerjeje. Mbledhja e duhur e diferencuar për rindezjen e mëtejshme te
aparatit që do të riciklohet, trajtohet dhe eliminohet në respektim të ambientit, kontribuon në shmangien
e efekteve të mundshme negative për ambientin dhe mbi shëndetin dhe ripërdorimin ose riciklimin e
materialeve me të cilat përbëhet aparati.
ASISTENCA DHE GARANCIA
Pajisja ka një garanci për një periudhë 2 vjeçare nga data e dorëzimit tek klienti. Kjo datë është data
që vendoset në mandat ose në faturë (nëse është qartësisht e lexueshme), ose nëse klienti mund të
vërtetojë që produktin e ka marrë efektivisht në një datë më të vonë. Në rast defektesh të pranishme para
dorëzimit, pajisja do të riparohet ose do të zëvendësohet pa shpenzime të klientit, në varësi se cila nga
dy zgjidhjet konsiderohet më e përshtatshme nga prodhuesi. Klientit i kërkohet të njoftojë një qendër të
autorizuar shërbimi për çdo defekt, brenda dy muajsh nga zbulimi i vetë defektit.
Kjo garanci nuk mbulon defektet ose dëmtimet e pjesëve, shkaktuar nga:
a. dëme nga transporti ose rënia aksidentale e produktit përtokë,
b. instalimi i gabuar ose papërshtatshmëria e sistemit elektrik,
c. riparimet ose ndryshimet e kryera nga persona të paautorizuar,
d. mirëmbajtja dhe pastrimi i pamjaftueshëm ose i pasaktë,
e. konsum normal i pajisjes dhe/ose pjesëve të saj dhe pjesëve të konsumueshme,
f. mosrespektimit të udhëzimeve për funksionimin e aparatit, neglizhencës ose mosmirëmbajtje në
përdorim,
g. mbushja e pajisjes ose përdorimi i saj me ushqime që janë shprehimisht të ndaluara në udhëzime
(ushqime të forta, të nxehta të thata, etj.),
h. përdorimi me sasi ushqimesh më të mëdha se sa është dhënë tek udhëzimet,
i. vendosja e gabuar e thikave ose aksesorëve,
j. përdorimi duke tejkaluar afatet e këshilluara kohore,
k. futja aksidentale e lëngjeve në bazën e motorit, shkaktuar nga keqpërdorimi,
l. një kabëll i përdredhur ose shumë i përthyer, për shkak të neglizhencës
Lista e dhënë më sipër është vetëm për qëllim tregues dhe nuk është kufizuese, pasi
garancia nuk mbulon çdo defekt që nuk lidhet drejtpërdrejt me
defekt prodhimi në vetë pajisje. Çdo përdorim i papërshtatshëm ose profesional i pajisjes
do ta zhvlerësojë garancinë menjëherë. Prodhuesi nuk mund të mbahet përgjegjës për çdo dëmtim të
drejtpërdrejtë ose jo
të pronës ose lëndime në persona dhe kafshë shtëpiake si pasojë e defektit
për të ndjekur çdo udhëzim në këtë manual lidhur me instalimin,
përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes. Kjo garanci nuk ndikon
asnjë garanci në fuqi të dhënë nga shitësi
Summary of Contents for E1201
Page 18: ...16 EL 16 16 19 19 19 19 20 20 20 21 21 22 22 I II II EN 82079 www tenactagroup com...
Page 19: ...17 EL...
Page 20: ...18 EL 40 C...
Page 21: ...19 EL II P I 1 2 3 4 5 6 7 On off 8 9 1 2 3 4 5 40 C 60 C...
Page 22: ...20 EL OFF 0 1 2 P 800 ml 320 g 480 ml 1 ON 1 OFF 10 90...
Page 23: ...21 EL B C D E on off on off 0 55 C...
Page 24: ...22 EL 2012 19 400 m 25cm 2 a b c d e f g h i j k l...
Page 25: ...23 EL...