28
Shqip
Montimi
(shih faqen 33)
Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë procesit të montimit
duhet që të vishni doreza.
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm për mbajtjen e kokës së
dushit dhe nuk duhet që të rëndohet me objekte të tjera!
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike, mendore dhe/ose ndijuese
nuk duhet ta përdorin produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë nën
ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta përdorin produktin.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të trupit (p.sh. me sytë) duhet
që të shmanget. Midis dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse. Duhet të montohet një
dorezë mbajtëse e veçantë
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave, të higjienës dhe të larjes së
trupit.
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë
duhen ekuilibruar.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti.
Pas instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të shpëlahen dhe të
kontrollohen sipas standardeve në fuqi
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
• Përmasat e montimit të cekura në udhëzimin teknik të montimit janë ideale për
persona me gjatësi afro 1800 mm (180 cm) dhe eventualisht duhen përshtatur.
Këtu duhet pasur parasysh që me ndryshimin e lartësisë së montimit, ndryshon
edhe lartësia e cekur minimale si dhe ndryshimi i përmasave të lidhjeve.
• Gjatë montimit të produktit nga teknikët e specializuar duhet mbajtur parasysh
që sipërfaqja e montimit gjendet brenda zonës së përgjithshme të planit të
montimit (nuk ka vendbashkime të dala ose mospërputhje të pllakave), që
struktura e murit është e përshtatshme për montimin e produktit dhe që nuk
paraqet asnjë pikë të dobët.
• Sita që i kemi bashkëngjitur spërkatëses duhet përdorur për të evituar thithjen e
papastërtive nga rrjeti i ujësjellësit. Ndotjet mund të dëmtojnë pjesë funksionale
të spërkatëses. Hansgrohe nuk merr përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara në
këtë mënyrë.
• Pajisja nuk është parashikuar për përdorim në lidhje me një banjë me avull!
• Nëse është e nevojshme, tubi midis rubinetit dhe kokës së dushit mund të
shkurtohet në pjesën e poshtme me një sharrë të imët.
• Nëse paraqiten probleme me ngrohësin elektrik të ujit ose me ndryshime të
mëdha të presionit, atëherë duhet montuar në hyrjen e ujit të ftohtë një
rregullues i ujit në tubacione (nr. i art. 97510000).
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
maks. 1 MPa
Presioni i rekomanduar:
0,1 - 0,5 MPa
Presioni për provë:
1,6 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
maks. 70°C
Temperatura e rekomanduar e ujit të ngrohtë:
65°C
Dezinfektim Termik:
maks. 70°C / 4 min
Përmasat e lidhjeve:
150±12 mm
Lidhjet G 1/2:
i ftohtë djathtas - i ngrohtë majtas
• Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
• Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të pijshëm!
Përshkrimi i simbolit
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
Justimi
(shih faqen 36)
Rregullimi i kufizimit me ujë të nxehtë. Nje kombinim me një bojler ujit nuk është i
rekomanduar.
Funksionet e sigurisë
(shih faqen 36)
Falë Safety Function mund të përcaktohet temperatura maksimale e dëshiruar, p.sh.
42 ºC.
Mirëmbajtja
(shih faqen 39)
• Penguesit e rrjedhjes në drejtim të kundërt duhen kontrolluar rregullisht në bazë
të normave DIN EN 1717 konform normave nacionale dhe regjionale (së paku
një herë në vit).
• Për të lehtësuar përdorimin e njësisë rregulluese, termostati do të duhej çuar
herë pas here nga shumë i ngrohtë në shumë të ftohtë.
Përmasat
(shih faqen 37)
Diagrami i qarkullimit
(shih faqen 37)
Pjesët e servisit
(shih faqen 42)
Pajisje të posaçme
(nuk përfshihet në vëllimin e furnizimit)
Pllaka për rrafshimin e pllakave të murit Krom #95239000 (shih faqen 42)
Pastrimi
(shih faqen 40)
Përdorimi
(shih faqen 38)
Për të zbrazur kreun e dushit/rubinetes, pas përdorimit vendoseni lehtë anash.
Shenja e kontrollit
(shih faqen 44)
Demtim
Shkaku
Ndihme
Pak ujë
- Presioni ushqyes jo Iimjaftueshem
- Kontrolloni presionin e tubacionit
- Sita qe mbledh papastertite tek njesia rregulluese
eshte me papasterti
- Pastroni siten para termostatit dhe mbi njesine
rregulluese #96922000
- Gomina hermetizuese e pajisjes me papasterti
- Pastroni gominen e sites midis pajisjes dhe tubit
Rrjedhje e kryqezuar, uji i ngrohte do te cohet tek
tubacioni i ujit te ftohte kur armatura eshte e mbyllur
ose anasjelltas
- Penguesi i rrjedhjes mbrapsht te ujit me papasterti
ose me defekt
- Pastroni ose kembeni penguesinn e rrjedhjes
mbrapsht te ujit
Temperatura reale nuk perputhet me temperaturen e
regjistruar
- Termostati nuk eshte rregulluar
- Rregulloni termostatin
- Temperaturë e ulët e ujit të ngrohtë
- Rrisni temperaturen e ujit te ngrohte nga 42 ºC deri
65 ºC
Rregullimi i temperatures nuk eshte i mundur
- Njesia rregulluese me kalk
- Kembeni njesine rregulluese
Ngrohesi i ujit nuk ndizet kur termostati eshte ne pune - Sita qe mbledh papastertite eshte e piset
- Pastroni/Kembeni siten qe mbledh papastertite
- Penguesi i rrjedhjes mbrapsht te ujit qendron i fiksuar - Kembeni pernguesin e rrjedhjes mbrapsht te ujit
- Rregulluesi i ujit në tubacione nuk është i hequr nga
spërkatësja
- Hiqni rregulluesin e ujit në tubacione nga spërkatësja
Summary of Contents for Raindance S Showerpipe 240 1jet 27117000
Page 33: ...33 36 mm 3a 3b max 39 mm max 5 mm 150 mm 5 6 1 Silicone 1 2 X 36 mm X 36 X 2 1 2 4 SW 24 mm...
Page 35: ...35 17 18 1 2 SW 3 mm 4 Nm 19 SW 17 mm 10 Nm SW 2 mm 1 Nm 21 22 20 SW 2 mm...
Page 36: ...36 1 4 2 3 2 1 SW 3 mm 1 Nm 1 1 2 2 3 4 5 6 z B 42 C for example 42 C SW 3mm...
Page 37: ...37 G 3 1 2...
Page 43: ...43...