![Hans Grohe Citterio Showerpipe Instructions For Use/Assembly Instructions Download Page 29](http://html1.mh-extra.com/html/hans-grohe/citterio-showerpipe/citterio-showerpipe_instructions-for-use-assembly-instructions_593649029.webp)
6
Udhëzime sigurie
6
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë procesit të montimit
duhet që të vishni doreza.
6
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm për mbajtjen e kokës së
dushit dhe nuk duhet që të rëndohet me objekte të tjera!
6
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike, mendore dhe/ose ndijuese
nuk duhet ta përdorin sistemin e dushit pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që
janë nën ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta përdorin sistemin e
dushit.
6
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të trupit (p.sh. me sytë) duhet
që të shmanget. Midis dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
6
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse. Duhet të montohet një dore-
zë mbajtëse e veçantë
6
Sistemi i dushit duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave, të higjienës dhe të
larjes së trupit.
6
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë
duhen ekuilibruar.
Udhëzime për montimin
• Armatura duhet montuar, shpërlarë dhe kontrolluar në bazë të normave të
vlefshme.
• Përmasat e montimit të rekomanduara në udhëzimet rreth montimit janë ideale
për persona me gjatësi afro 1800 mm dhe duhen përshtatur në rast nevoje. Këtu
duhet pasur parasysh që me ndryshimin e lartësisë së montimit ndryshon edhe
lartësia e nevojshme minimale prek 2350 mm nga sipërfaqja e vendosjes së
vaskës si dhe përmasat e lidhjeve.
• Gjatë montimit të produktit nga ana e personit të kualifikuar duhet pasur parasysh
që e gjithë sipërfaqja mbërthyese të jetë e drejtë (nuk duhet të ketë hapësira mes
pllakave). Mbi të gjitha muri duhet të jetë i përshtatshëm për montim dhe nuk
duhet të ketë pika të dobëta. Vidhat dhe kunjat e bashkangjitura janë të përshtat-
shme vetëm për beton. Te përbërja tjetër murore të merren parasysh të dhënat e
prodhuesit të kunjave.
• Njësia e montuar e filtrit duhet përdorur për të garantuar një rendiment rrjedhjeje
të spërkatëses së dorës në bazë të normës si dhe për të evituar thithjen e pa-
pastërtive nga rrjeti i ujësjellësit. Ndotjet mund të ndikojnë në mënyrë negative në
dhe mund të dëmtojnë pjesët funksionale të spërkatëses së dorës. Hansgrohe nuk
mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara në këtë mënyrë. (shih faqen 33).
• Nëse është e nevojshme, tubi midis rubinetit dhe kokës së dushit mund të shkurto-
het në pjesën e poshtme me një sharrë të imët.
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
maks. 1 MPa
Presioni i rekomanduar:
0,1 – 0,5 MPa
Presioni për provë:
1,6 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
maks. 80°C
Temperatura e rekomanduar e ujit të ngrohtë:
65°C
Përmasat e lidhjeve:
150 mm
Lidhjet G 1/2:
i ftohtë djathtas - i ngrohtë majtas
Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
Shqip
Mirëmbajtja
(shih faqen 35)
Penguesit e rrjedhjes në drejtim të kundërt duhen kontrolluar rregullisht
në bazë të normave DIN EN 1717 konform normave nacionale dhe
regjionale (DIN 1988 një herë në vit).
Përdorimi
(shih faqen 36)
Diagrami i qarkullimit
(shih faqen 31)
Spërkatësja për kokën
Spërkatësja e dorës
Montimi shih faqen 32
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
Përshkrimi i simbolit
Përmasat
(shih faqen 31)
Pastrimi
(shih faqen 37) dhe broshura bashkëngjitur
Rubinet me ujë të përzier me kufizim të ujit të ngrohtë, justimi shih
faqen 34. Në kombinim me ngrohësit elektrikë të ujit nuk ka nevojë për
bllokadë të ujit të ngrohtë.
Shenja e kontrollit
(shih faqen 39)
Demtim
Shkaku
Ndihme
Pak ujë
- Gomina hermetizuese e pajisjes me papasterti
- Pastroni gominen e sites midis pajisjes dhe tubit
- Penguesi i rrjedhjes mbrapsht te ujit qendron i fiksuar
- Kembeni pernguesin e rrjedhjes mbrapsht te ujit
Armatura punon rende
- Kartusha me defekt, me kalk
- Kembeni kartushen
Armatura pikon
- Kartusha me defekt
- Kembeni kartushen
Temperaturë e ulët e ujit të ngrohtë
- Kufiri i ujit te ngrohte eshte regjistruar gabim
- Regjistroni kufirin e ujit te ngrohte
Ngrohesi i ujit nuk ndizet.
- Sita qe mbledh papastertite eshte e piset
- Pastroni/Kembeni siten qe mbledh papastertite
- Penguesi i rrjedhjes mbrapsht te ujit qendron i fiksuar
- Kembeni pernguesin e rrjedhjes mbrapsht te ujit
- Rregulluesi i ujit në tubacione nuk është i hequr nga
spërkatësja
- Hiqni rregulluesin e ujit në tubacione nga spërkatësja
29
Summary of Contents for Citterio Showerpipe
Page 31: ...31 Citterio Showerpipe 39620000 Citterio Showerpipe 39620000 ...
Page 32: ...32 1 1 2 2 3 4 5 6 1 2 SW 5 mm 1 2 Silikon 7 10 8 9 150 2 1 SW 27 mm ...
Page 33: ...33 B A 12 15 14 16 17 13 11 S i l i k o n SW 3 mm 1 2 SW 2 mm 18 19 20 ...
Page 34: ...2 1 3 4 5 6 7 60 C 10 C 0 3 MPa 0 3 МПа 0 3 ﻣﻴﺠﺎﺑﺴﻜﺎل 34 ...
Page 35: ...2 1 35 ...
Page 37: ...37 1 2 3 2 1 3 4 1 min 1 min 5 ...
Page 39: ...39 PA IX DVGW SVGW WRAS KIWA NF ACS 39620000 X X ...