Udhëzimesigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë procesit të montimit
duhet që të vishni doreza.
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave, të higjienës dhe të larjes
së trupit.
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë
duhen ekuilibruar.
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse. Duhet të montohet një
dorezë mbajtëse e veçantë
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike, mendore dhe/ose ndijuese
nuk duhet ta përdorin produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë nën
ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta përdorin produktin.
Udhëzimepërmontimin
• Armatura duhet montuar, shpërlarë dhe kontrolluar në bazë të normave të
vlefshme!
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti.
Pas instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Gjatë montimit të produktit nga ana e personit të kualifikuar duhet pasur parasysh
që e gjithë sipërfaqja mbërthyese të jetë e drejtë (nuk duhet të ketë hapësira
mes pllakave). Mbi të gjitha muri duhet të jetë i përshtatshëm për montim dhe
nuk duhet të ketë pika të dobëta. Vidhat dhe kunjat e bashkangjitura janë të
përshtatshme vetëm për beton. Te përbërja tjetër murore të merren parasysh të
dhënat e prodhuesit të kunjave.
• Sita që i kemi bashkëngjitur spërkatëses duhet përdorur për të evituar thithjen e
papastërtive nga rrjeti i ujësjellësit. Ndotjet mund të dëmtojnë pjesë funksionale
të spërkatëses. Hansgrohe nuk merr përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara në
këtë mënyrë.
Tëdhënateknike
Presioni gjatë punës
maks. 1 MPa
Presioni i rekomanduar:
0,1 - 0,5 MPa
Presioni për provë:
1,6 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
maks. 80°C
Temperatura e rekomanduar e ujit të ngrohtë:
65°C
Dezinfektim Termik:
maks. 70°C / 4 min
Armaturat e Hansgrohe mund të përdoren në kombinim me ngrohës elektrikë të ujit
të drejtuar në mënyrë hidraulike ose termike nëse presioni i rrjedhjes është minimumi
0,15 MPa.
Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të pijshëm!
Shqip
Përdorimi
(shih faqen 40)
Mirëmbajtja
(shih faqen 37)
• Penguesit e rrjedhjes në drejtim të kundërt duhen kontrolluar
rregullisht në bazë të normave DIN EN 1717 konform normave
nacionale dhe regjionale (DIN 1988 një herë në vit).
• Për të lehtësuar përdorimin e njësisë rregulluese, termostati do të
duhej çuar herë pas here nga shumë i ngrohtë në shumë të ftohtë.
Pjesëteservisit
(shih faqen 38)
Montimishihfaqen31
Përmasat
(shih faqen 34)
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
Justimi
(shih faqen 36)
Pas instalimit, temperatura e prodhimit të montimit duhet të testohet dhe
të vendoset në temperaturën e dëshiruar nga ana e konsumatorit.
Përshkrimiisimbolit
Diagramiiqarkullimit
(shih faqen 34)
Dalja e vaskës
Dalja e spërkatëses
Pastrimi
(shih faqen 37) dhe broshura bashkëngjitur
Funksionetesigurisë
(shih faqen 36)
Falë Safety Function mund të përcaktohet temperatura maksimale e
dëshiruar, p.sh. 42 ºC.
29