![Hans Grohe 25017700 Instructions For Use/Assembly Instructions Download Page 52](http://html1.mh-extra.com/html/hans-grohe/25017700/25017700_instructions-for-use-assembly-instructions_593959052.webp)
52
Shqip
Udhëzime sigurie
Duhen mbajtur pajime personale mbrojtëse (PPM)
(këpucë sigurie, doreza etj.)
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave,
të higjienës dhe të larjes së trupit.
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike,
mendore dhe/ose ndijuese nuk duhet ta përdorin
produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë
nën ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta
përdorin produktin.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për
dëmtime nga transporti. Pas instalimit nuk do të njihet
asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i sipërfaqes.
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të
vlefshme për vendet respektive.
• Gjatë montimit të produktit nga teknikët e specializuar
duhet mbajtur parasysh që sipërfaqja e montimit
gjendet brenda zonës së përgjithshme të planit të
montimit (nuk ka vendbashkime të dala ose
mospërputhje të pllakave), që struktura e murit është e
përshtatshme për montimin e produktit dhe që nuk
paraqet asnjë pikë të dobët.
• Sipërfaqet e ngjitjes duhet të jenë të afta për të
mbajtur, të lira nga substancat ndarëse, të pastra, të
thata, pa rrëshirë dhe yndyrë. Në shumicën e rasteve
është më mirë ta fërkoni fort sipërfaqen vetëm me një
leckë të pastër dhe të thatë. Mos përdorni asnjë
pastrues konvencional që përmban substanca
ndarëse. Në rast nevoje përdorni pastrues të pastër
alkooli (shihni këshillat për profesionistët ngjitjes) dhe
tek gurët natyror përdorni pastrues që lahen me ujë.
Para avullimit fërkojeni me një leckë të pastër të thatë.
• Lejohet që të përdoret vetëm materiali fiksues i
lëvruar.
• RainButton duhet të jetë ngarkuar plotësisht para se ai
të lidhet me iBox Hub.
• Me këtë deklaron Hansgrohe SE [shoqëri evropiane],
që tipi i sistemit të transmetimit «Pontos Base»
përputhet me direktivën 2014/53/EU. Teksti i plotë
i deklaratës së konformitetit të BE-së është i
disponueshëm nën adresën e mëposhtme të internetit:
pro.hansgrohe.com
Të dhëna teknike
Etiketa e modelit
shih faqen 62
Dezinfektim Termik
Dezinfektimi termal në përputhje me fletën e punës
DVGW W 551 (≥ 70°C / > 3 min) mund të kryhet
vetëm nga personel i trajnuar.
Kujdes!
Gjatë procesit të larjes me ujë të nxehtë, të gjitha
funksionet e sigurisë të mbrojtjes nga përvëlimi janë të
çaktivizuara. Shfaqen temperatura uji më të mëdha se
49°C, përveç kësaj sipërfaqet mund të nxehen. Evitoni
patjetër kontaktim me ujit dhe sipërfaqet, pasi ekziston
rreziku i lëndimit.
Aktivizimi i funksionit
(shih faqen 70)
Funksioni ndërpritet menjëherë kur shtypet ndonjë buton.
Për dezinfektimin termik sistemi përcakton brenda 150 s,
nëse temperatura e ujit është > 60°C. Nëse nuk është
kështu, procesi ndërpritet.
Pas procesit të fundit duhet që sistemi të jetë për 2 minuta
në gjendje qetësie, përndryshe dezinfektimi termik nuk
është i mundur.
Hedhja e baterive-mbetje dhe
e pajisjeve të vjetra elektrike
dhe elektronike
(gjen zbatim në
Bashkimin Evropian dhe në shtete
të tjera evropiane me sisteme të
diferencuara grumbullimi).
Ky simbol mbi bateri, produkt apo paketim tregon se
bateria apo produkti nuk administrohet si mbetje
shtëpiake. Duke u siguruar që bateria apo produkti të
hidhen në formën e duhur, ju ndihmoni në parandalimin
e pasojave të mundshme negative ndaj mjedisit dhe
shëndetit të njeriut. Riciklimi i materialeve ndihmon në
ruajtjen e burimeve natyrore. Për t'u siguruar që bateria
apo produkti të administrohet siç duhet, dorëzojeni
produkti në fund të ciklit jetik në pikën përkatëse të
grumbullimit për riciklimin e baterive dhe të pajisjeve
elektrike e elektronike. Për më shumë informacion të
detajuar rreth riciklimit të këtij produkti apo baterie, jeni
të lutur të kontaktoni zyrën tuaj të shërbimit qytetar,
shërbimin tuaj të hedhjes së mbeturinave shtëpiake ose
dyqanin ku e keni blerë produktin.
Summary of Contents for 25017700
Page 25: ...25 63 Civic Office 62 62 RainButton Hansgrohe 25100000 62 71 66 hansgrohe home 3 x C Bluetooth...
Page 49: ...49 63 62 62 Hansgrohe 25100000 RainButton 62 71 66 hansgrohe home LED 3 x C Bluetooth Button...
Page 51: ...51 63 62 62 25100000 62 71 66 hansgrohe LED White 3 x White Blue Bluetooth Red...
Page 58: ...58 63 62 62 Hansgrohe RainButton 25100000 62 71 66 hansgrohe home x 3 Button...
Page 62: ...62 28 65 25100000 94378000...
Page 64: ...64 6 6 7 4 5 1 2 8 6 mm 60 mm...
Page 65: ...65 9 11 10 Android IOS 12 1 2 V2A...
Page 66: ...66 C C C C RainButton 25010XXX C 40 C 1 s RainButton 25011XXX C C C C C 5 s 5 s...