Shqip (
S
Q)
193
Inspektimi i produktit
Kontrolloni pas marrjes se paketimi është i paprekur dhe njësia
është e plotë. Në rast dëmtimi gjatë transportit, kontaktoni
kompaninë e transportit për t'u ankuar.
Vini re se produkti dorëzohet në paketim i cili nuk është i
përshtatshëm për ruajtje në natyrë.
Përdorimi
Pompa duhet të ngrihet nëpërmjet litarëve dhe zinxhirëve. Shih
fig. 1 .
Fig. 1
Skica e ngritjes
Kërkesat e instalimit
Rregullat e sigurisë
• Butoni OFF i panelit të funksionimi nuk shkëput CUE nga
furnizimi me energji elektrike dhe për këtë arsye nuk duhet të
përdoret si një ndërprerës i sigurisë.
• CUE duhet të tokëzohet saktë dhe të mbrohet nga kontakti
indirekt sipas rregullave lokale.
• Korrenti që rrjet në tokëzimin mbrojtës e tejkalon 3.5 mA.
• Klasa e kafazit IP20 / 21 nuk duhet të instalohet që të arritet
lehtë, por vetëm në një panel.
• Klasa e kafazit IP54/55 nuk duhet të instalohet jashtë pa
mbrojtje shtesë kundër kushteve të motit dhe diellit.
• Funksioni STO nuk e shkëput CUE nga furnizimi me energji
elektrike dhe për këtë arsye nuk duhet të përdoret si
ndërprerës i sigurisë.
• STO nuk parandalon lëvizjen e padëshiruar nga forcat e
jashtme në motor, për shembull, presioni i pasëm dhe prandaj
boshti i motorit duhet të mbulohet.
Zbatoni gjithnjë rregullat vendore për mbrojtjen e prerjes tërthore
të kabllos, qarkut të shkurtër dhe mbrojtjes ndaj tensionit të lartë.
Sigura e përgjithshme bën të nevojshme që të merren parasysh
gjëra të veçanta në lidhje me këto aspekte:
• siguresat dhe çelësat për mbrojtjen ndaj tensionit të lartë dhe
qarkut të shkurtër
• zgjedhja e kabllove (rryma e furnizimit me energji elektrike,
motori, shpërndarja e ngarkesës dhe releja)
• konfigurim neto (IT, TN, tokëzimi) siguria për lidhjen e hyrjeve
dhe daljeve (PELV).
linjën kryesore të IT
Në lidhjen me furnizimin kryesor IT dhe furnizimin e tokëzimit
delta, voltazhi i furnizimit kryesor mund të kapërcejë 440 V
ndërmjet fazës dhe tokëzimit.
PARALAJMËRIM
Peshë e rëndë
Vdekje ose lëndim i rëndë personal
- Sigurohuni që pompa të qëndrojë
në një pozicion të qëndrueshëm
para se ta çpaketoni dhe instaloni
nëpërmjet litarëve që përdoren
për të ngritur pompën.
- Vini re se zakonisht qendra e
gravitetit të pompës është afër
motorit.
TM0
7
134
3 1
41
8
Çdo instalim, mirëmbajtje dhe
inspektim duhet të bëhet nga
persona të trajnuar.
PARALAJMËRIM
Element i mrephtë
Vdekje ose lëndim i rëndë personal
- Përdorni thika sigurie dhe doreza
mbrojtëse kur paketoni produktin.
PARALAJMËRIM
Ngritje e rëndë
Vdekje ose lëndim i rëndë personal
- Përdorni pajisjet e duhura
ngritëse gjatë lëvizjes së
produktit.
- Ndiqni rregulloret lokale.
PARALAJMËRIM
Goditje elektrike
Vdekje ose lëndim i rëndë personal
- Para se të filloni çdo punim në
produkt, sigurohuni që furnizimi
me energji elektrike të jetë fikur të
paktën për aq kohë sa thuhet më
poshtë dhe se nuk mund të ndizet
aksidentalisht.
- Prekja e pjesëve elektrike mund
të jetë vdekjeprurëse, edhe pasi
të jetë fikur CUE.
Mos i lidhni konvertitorët e
frekuencës CUE 380-500 V tek
energjia elektrike me voltazh nga
faza tek tokëzimi prej më shumë se
440 V.
Safety instruction.book Page 193 Sunday, April 25, 2021 5:22 AM