•
Ngrohja e pijeve në mikrovalë mund të rezultojë në vlimin e
vonuar shpërthyes. Duhet pasur kujdes gjatë punës me
enën.
•
Përmbajtja e shisheve të ushqimit dhe kavanozave të
ushqimit për fëmijë duhet të trazohen ose të tunden dhe
temperatura të kontrollohet para konsumimit, në mënyrë që
të shmangen djegiet.
•
Vezët në lëvozhgën e tyre dhe vezët e plota të ziera mirë
nuk duhet të nxehen në pajisje pasi ato mund të
shpërthejnë, edhe pasi të ketë mbaruar ngrohja me
mikrovalë.
•
Për të hequr mbajtëset e rafteve, në fillim hiqni pjesën e
përparme të mbajtëses së raftit dhe pastaj pjesën e pasme
nga muret anësore. Montojini mbajtëset e rafteve në rendin
e kundërt.
•
Pajisja duhet të pastrohet rregullisht dhe të hiqen të gjitha
mbetjet e ushqimit.
•
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
•
Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të
mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi
mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë
krisjen e xhamit.
•
Mosmbajtja e pajisjes në një gjendje të pastër mund të çojë
në përkeqësim të sipërfaqes, e cila mund të ndikojë
negativisht në jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të rezultojë
në një situatë të rrezikshme.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie dhe këpucë të mbyllura.
6/500
UDHËZIMET PËR SIGURINË