•
Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen.
•
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
•
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët
shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim
dhe kur ftohet.
•
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
duhet aktivizuar.
•
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
•
Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
•
Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të
brendshëm.
•
Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma
bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku
përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit
shtëpiak.
•
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje
dhe të ndërrojë kabllon.
•
Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën
inkaso.
•
Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
•
Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja e energjisë
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me
kualifikim të ngjashëm.
•
PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike, sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të ndërroni
llambën.
4/500
INFORMACIONI I SIGURISË