• Mos e mbuloni panelin e kontrollit të
pianurës.
• Mos e ndërprisni sinjalin ndërmjet
pianurës dhe aspiratorit (p.sh. me dorë,
me dorezat e enëve të gatimit ose
tenxhere të thellë). Shihni foton.
Aspiratori i paraqitur më poshtë është
vetëm për qëllime ilustrimi.
Pajisjet e tjera të komanduara në
distancë mund të bllokojnë
sinjalin. Mos përdorni pajisje të
tilla pranë aspiratorit ndërkohë
që Hob²Hood është i ndezur.
Aspiratorët me funksionin Hob²Hood
Për të gjetur të gjitha llojet e aspiratorëve të
sobës që funksionojnë me këtë funksion,
referojuni faqes tonë të internetit për klientët.
Aspiratorët Electrolux që punojnë me këtë
funksion duhet të kenë simbolin .
9. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
9.1 Informacion i përgjithshëm
• Pastrojeni pianurën pas çdo përdorimi.
• Përdorni gjithmonë enë me bazament të
pastër.
• Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në mënyrën e
funksionimit të pianurës.
• Përdorni një pastrues të veçantë të
përshtatshëm për sipërfaqen e pianurës.
• Përdorni një kruajtëse të veçantë për
xhamin.
9.2 Pastrimi i pllakës së gatimit
• Hiq menjëherë: plastikë të shkrirë,
celofan, sheqer dhe ushqime me sheqer,
ndryshe pllaka e gatimit mund të
dëmtohet nga papastërtia. Kini kujdes të
shmangni djegiet. Përdorni kruajtësen
speciale të pianurës mbi sipërfaqen e
xhamit në një kënd të ngushtë dhe
rrëshqiteni tehun mbi sipërfaqe.
• Hiqni kur pianura të jetë ftohur
mjaftueshëm: njollat e çmërsit, rrëketë e
ujit, njollat e yndyrës, çngjyrosjet metalike.
Pastrojeni pianurën me një leckë të njomë
dhe me detergjent jo-gërryes. Pas
pastrimit, thajeni pianurën me një leckë të
butë.
• Hiqni çngjyrosjet e ndritshme metalike:
përdorni një solucion me ujë dhe uthull
dhe pastroni sipërfaqen e xhamit me një
leckë.
SHQIP
319