Not for
Reproduction
235
VEREJTJE
Prodhuesi i pajisjes përcakton shpejtësinë maksimale për motorin siç
është instaluar në pajisje.
Mos e tejkaloni
këtë shpejtësi. Nëse nuk jeni të sigurt cila
është shpejtësia maksimale e pajisjes, ose si është vendosur shpejtësia e motorit
nga fabrika, kontaktoni Ofruesin e Shërbimit të Autorizuar të Briggs & Stratton për
ndihmë. Për përdorimin e sigurt dhe të mirë të pajisjes, shpejtësia e motorit duhet të
rregullohet vetëm nga një teknik shërbimi i kualifikuar.
Shërbimi i kandeleve
Shiko figurën: 13
Kontrolloni hapësirën (A, Figura 13) me një matës me kabëll (B). Nëse është e
nevojshme, rivendoseni hapësirën. Montojeni dhe shtrëngojeni kandelen sipas forcës
rrotulluese të rekomanduar. Për vendosjen e hapësirës ose forcën rrotulluese, shikoni
pjesën
Specifikime
.
Shenim:
Në disa vende, ligji vendas kërkon të përdoret një kandele rezistor për të
shuar sinjalet e ndezjes. Nëse ky motor është pajisur fillimisht me një kandele rezistor,
përdorni të njëjtin tip për këmbimin.
Shërbime në sistemin e shkarkimit
PARALAJMERIM
Motori në punë çliron nxehtësi. Pjesët e motorit, veçanërisht marmita, bëhen
shumë të nxehta.
Mund të ndodhin djegie termale të rënda nëse preken.
Mbetjet e djegshme, të tilla si gjethe, bar, shkurre, etj. mund të marrin flakë.
• Lëreni motorin, cilindrin e motorit dhe fletët të ftohen para se t'i prekni.
• Hiqini mbetjet e grumbulluara nga pjesa e marmitës dhe pjesa e cilindrit.
• Është shkelje e Kodit të Burimit Publik të Kalifornisë, Pjesa 4442 që të përdoret
motori në çdo terren të mbuluar me pyll, shkurre ose bar përveç nëse sistemi i
shkarkimit është i pajisur me frenues shkëndijash, siç përcaktohet në Pjesën 4442,
i mirëmbajtur në gjendje të efektshme. Shtetet ose juridiksionet federale të tjera
mund të kenë ligje të ngjashme. Kontaktoni prodhuesin e parë, shitësin e pakicës
ose ofruesin për të marrë një frenues shkëndijash që është bërë për sistemin e
shkarkimit të montuar në këtë motor.
Hiqini mbetjet e grumbulluara nga pjesa e marmitës dhe e cilindrit. Kontrolloni marmitën
për plasaritje, gërryerje ose dëmtime të tjera. Hiqni deflektorin ose frenuesin e
shkëndijave, nëse ka, dhe kontrolloni për dëmtime ose bllokime karboni. Nëse gjendet
ndonjë dëmtim, montoni pjesët e këmbimit para se ta vini në punë.
PARALAJMERIM
Pjesët e këmbimit duhet të jenë me të njëjtin ndërtim dhe të montohen në të njëjtin
pozicion si pjesët origjinale. Pjesët e tjera mund të mos punojnë mirë, mund ta
dëmtojnë njësinë dhe mund të shkaktojnë dëmtime.
Ndërroni vajin e motorit
Shikoni figurën: 14, 15, 16
PARALAJMERIM
Karburanti dhe avujt e tij janë shumë të ndezshëm dhe shpërthyes.
Zjarri ose shpërthimi mund të shkaktojë djegie të rënda ose vdekje.
Motori në punë çliron nxehtësi. Pjesët e motorit, veçanërisht marmita, bëhen
shumë të nxehta.
Mund të ndodhin djegie të ndryshme nëse bien në kontakt.
• Kur e kulloni vajin nga tubi i sipërm i mbushjes me vaj, serbatori i vajit duhet të jetë
bosh pasi ndryshe mund të rrjedhë vaj dhe të shkaktojë zjarr ose shpërthim.
• Lëreni motorin, cilindrin e motorit dhe fletët të ftohen para se t'i prekni.
Vaji i përdorur është produkt i rrezikshëm dhe duhet të hidhet në mënyrën e duhur. Mos
e hidhni bashkë me mbeturinat e zakonshme shtëpiake. Pyesni autoritetet vendase,
qendrën e shërbimit ose shitësin për vendet e sigurta të hedhjes/riciklimit.
Për modelet
Just Check & Add™
, nuk kërkohet një ndërrim vaji. Nëse dëshironi të
ndërroni vajin, ndiqni procedurën më poshtë.
Hiqni vajin
Vaji duhet të kullohet nga tubi i sipërm i mbushjes me vaj.
1.
Me motorin të fikur por akoma të ngrohtë, shkëputeni telin e kandeles (D, Figura
14) dhe mbajeni larg nga kandelja (E).
2.
Hiqeni shufrën (A, Figura 15).
3.
Kur e kulloni vajin nga tubi i sipërm i mbushjes me vaj (C, Figura 16), mbajeni
fundin e kandeles (E) të motorit lart. Kullojeni vajin në një enë të përshtatshme.
PARALAJMERIM
Kur e kulloni vajin nga tubi i sipërm i mbushjes me vaj, serbatori i vajit duhet të jetë
bosh pasi ndryshe mund të rrjedhë vaj dhe të shkaktojë zjarr ose shpërthim. Për
ta zbrazur serbatorin, ndizeni motorin derisa të ndalojë për shkak të mungesës të
karburantit.
Shtoni vajin
• Sigurohuni që motori të jetë në nivel.
• Pastroni nga papastërtitë vendin ku mbushet me vaj.
• Shikoni pjesën
Specifikime
për kapacitetin e vajit.
1.
Hiqeni shufrën (A, Figura 15) dhe fshijeni me një leckë të pastër.
2.
Hidhni ngadalë vaj në vendin e mbushjes me vaj motori (C, Figura 15).
Mos e
mbushni tepër.
Pasi të keni hedhur vajin, prisni një minutë dhe pastaj kontrolloni
nivelin e vajit.
3.
Montojeni dhe shtrëngojeni shufrën (A, Figura 15).
4.
Hiqeni shufrën dhe kontrolloni nivelin e vajit. Niveli i duhur i vajit është në krye të
treguesit plot (B, Figura 15) në shufër.
5.
Montojeni përsëri dhe shtrëngojeni shufrën e vajit (A, Figura 15).
6.
Lidheni telin e kandeles (D, Figura 14) me kandelen (E).
Shërbimi i Filtrit të ajrit
PARALAJMERIM
Karburanti dhe avujt e tij janë shumë të ndezshëm dhe shpërthyes.
Zjarri ose shpërthimi mund të shkaktojë djegie të rënda ose vdekje.
• Asnjëherë mos e ndizni ose vini në punë motorin me pjesën e pastrimit të ajrit
(nëse ka) ose vetë filtrin e ajrit (nëse ka) të hequr.
VEREJTJE
Mos përdorni ajër me presion ose hollues për të pastruar filtrin. Ajri me
presion mund ta dëmtojë filtrin dhe holluesit e tretin filtrin.
Shihni
Programi i Mirëmbajtjes
për kërkesat e shërbimit.
Modele të ndryshme përdorin filtër sfungjeri ose filtër letre. Disa modele mund të kenë
gjithashtu një para-pastrues opsional që mund të lahet dhe përdoret përsëri. Krahasoni
ilustrimet në këtë manual me tipin e instaluar në motorin tuaj dhe bëni shërbimet si më
poshtë.
Filtër ajri prej sfungjeri
Shiko figurën: 17
1.
Hapni kapakun (B, Figura 17).
2.
Hiqni elementin e sfungjerit (C, Figura 17).
3.
Lani elementin e sfungjerit (C, Figura 17) me detergjent të lëngshëm dhe ujë.
Shtrydheni mirë elementin e sfungjerit në një leckë të pastër.
4.
Hidhni në elementin e sfungjerit (C, Figura 17) vaj të pastër motori. Për të hequr
vajin e tepërt, shtrydheni elementin e sfungjerit në një leckë të pastër.
5.
Montoni elementin e sfungjerit (C, Figura 17).
6.
Mbylleni kapakun (B, Figura 17).
Filtër ajri prej letre
Shikoni figurën: 18
1.
Hapni kapakun (B, Figura 18).
2.
Hiqni filtrin (C, Figura 18).
3.
Hiqni pastruesin paraprak (E, Figura 18), nëse i pajisur, nga filtri. Për të larguar
mbeturinat, goditeni filtrin lehtë mbi një sipërfaqe të fortë. Nëse filtri është tepër i
pistë, zëvendësojeni me një filtër të ri.
4.
Lajeni pastruesin paraprak me detergjent të lëngshëm dhe ujë. Pastaj lëreni të
thahet plotësisht.
Mos
vendosni vaj tek pastruesi paraprak.
5.
Montoni pastruesin paraprak të thatë, nëse ka, te filtri.
6.
Montoni filtrin (C, Figura 18).
7.
Mbylleni kapakun (B, Figura 18).