Not for
Reproduction
232
Simbolet e kontrollit te motorit dhe
kuptimet
Shpejtësia e motorit -
SHPEJT
Shpejtësia e motorit -
NGADALË
Shpejtësia e motorit -
STOP
NDEZUR - FIKUR
Ndezja e motorit - Thithja
MBYLLUR
Ndezja e motorit - Thithja
HAPUR
Kapaku i karburantit
Ndërprerja e karburantit -
HAPUR
Ndërprerja e karburantit -
MBYLLUR
Niveli i Karburantit -
Maksimum
Mos e mbushni tepër
Operimi
Rekomandimet e vajit
Kapaciteti i vajit:
Shikoni pjesën
Të dhënat
.
VEREJTJE
Ky motor është dërguar nga Briggs & Stratton pa vaj. Prodhuesit e pjesëve ose
shitësit mund të kenë shtuar vaj në motor. Para se ta ndizni motorin për herë të parë,
sigurohuni që të kontrolloni nivelin e vajit dhe që të shtoni vaj sipas udhëzimeve në
këtë manual. Nëse ndizni motorin pa vaj, ai do të dëmtohet përtej mundësive për
riparim dhe nuk mbulohet nga garancia.
Ne rekomandojmë përdorimin e vajrave të Certifikuar me Garanci të Briggs &
Stratton
®
për performancë më të mirë. Vajrat e tjerë detergjent me cilësi të lartë janë të
pranueshëm nëse janë kategorizuar për shërbim SF, SG, SH, SJ ose më të lartë. Mos
përdorni shtues të veçantë.
Temperaturat e jashtme përcaktojnë viskozitetin e duhur të vajit për motorin. Përdorni
grafikun për të zgjedhur viskozitetin më të mirë për temperaturën e jashtme që pritet.
Motorrët në pajisjet e jashtme më të shumta punojnë mirë me vajin 5W-30 Synthetic.
Për pajisjet që punojnë në temperatura të larta, vaji Sintetik Vanguard
®
15W-50 jep
mbrojtjen më të mirë.
A
SAE 30 -
Nën 40 °F (4 °C) përdorimi i SAE 30 do të sjellë vështirësi në
ndezje.
B
10W-30 -
Mbi 80 °F (27 °C) përdorimi i 10W-30 mund të shkaktojë rritje të
konsumit të vajit. Kontrolloni nivelin e vajit më shpesh.
C
5W-30
D
Sintetik 5W-30
E
Vanguard
®
Synthetic 15W-50
Kontrolloni dhe Shtoni Vaj
Shiko figurën: 6
Përpara se të kontrolloni ose të shtoni vaj
• Sigurohuni që motori të jetë niveluar.
• Pastroni nga papastërtitë vendin ku mbushet me vaj.
• Shihni
pjesën e specifikimeve
për kapacitetin e vajit.
VEREJTJE
Ky motor është transportuar nga Briggs & Stratton pa vaj. Prodhuesit e pjesëve ose
shitësit mund të kenë shtuar vaj në motor. Para se ta ndizni motorin për herë të parë,
sigurohuni që të kontrolloni nivelin e vajit që të shtoni vaj sipas udhëzimeve në këtë
manual. Nëse e ndizni motorin pa vaj, ai do të dëmtohet përtej mundësive për riparim
dhe nuk mbulohet nga garancia.
Kontrolloni nivelin e vajit
1.
Hiqeni shufrën (A, Figura 6) dhe pastroni me një leckë të pastër.
2.
Montojeni dhe shtrëngojeni shufrën (A, Figura 6).
3.
Hiqeni shufrën dhe kontrolloni nivelin e vajit. Niveli i duhur i vajit është në krye të
treguesit plot (B, Figura 6) në shufër.
Shtoni Vaj
1.
Nëse niveli i vajit është i ulët, hidhni me ngadalë vaj në vendin e mbushjes të vajit
në motor (C, Figura 6).
Mos e mbushni tepër.
Pasi të keni hedhur vajin, prisni një
minutë dhe pastaj kontrolloni nivelin e vajit.
2.
Montojeni përsëri dhe shtrëngojeni shufrën e vajit (A, Figura 6).
Rekomandimet e karburantit
Karburanti duhet të përmbushë këto kërkesa:
• Benzinë e pastër, e freskët, pa plumb.
• Një minimum prej 87 oktanësh/87 AKI (91 RON). Për përdorim në lartësi të
mëdha, shikoni më poshtë.
• Është e pranueshme benzina me deri në 10% etanol (gazohol).
VEREJTJE
Mos përdorni benzina të pamiratuara, si p.sh. E15 dhe E85. Mos
përzieni vaj në benzinë, as mos e modifikoni motorin që të punojë me karburante
alternative. Përdorimi i karburanteve të pamiratuara do të dëmtojë pjesët e motorit,
gjë që nuk mbulohet nga garancia.
Për të mbrojtur sistemin e karburantit nga formimi i llumit, përzieni një stabilizues
karburanti me karburantin. Shihni
Magazinimi
.
Jo të gjitha karburantet janë njëlloj.
Nëse ka probleme me ndezjen ose performancën, ndryshoni shitësit ose markat e
karburantit. Ky motor është i çertifikuar për funksionim me benzinë. Sistemi i kontrollit të
emetimeve për motorët me karburant të përzier është: EM (modifikime motori). Sistemet
e kontrollit të emetimeve për motorë me injektor elektronik karburanti janë: ECM (moduli
i kontrollit të motorit), MPI (injektor me disa hyrje) dhe, nëse ka, O2S (sensor oksigjeni).
Lartësi e lartë
Në lartësi mbi 1524 metra (5.000 këmbë), benzina me minimum 85 oktan/85 AKI (89
RON) është e pranueshme.
Për motorët me karburator, duhet rregullimi për lartësi të mëdha për të ruajtur
performancën e motorit. Përdorimi pa bërë këtë rregullim do të ulë performancën, do të
rritë konsumin e karburantit dhe do të rritë emetimet. Kontaktoni një Ofrues të Shërbimit
të Autorizuar të Briggs & Stratton për informacione mbi rregullimin për lartësi të mëdha.
Nuk rekomandohet përdorimi i motorit në lartësi nën 762 metra (2.500 këmbë) me
rregullimin për lartësi të mëdha.
Për motorët me Injektim Elektronik të Karburantit (EFI), nuk ka nevojë për rregullim
lartësie.
Hidhni karburant
Shiko figurën: 7