Mirëmbajtja (vetëm për specialistë të miratuar)
277
Tronic 4000 T – 6721843807 (2022/06)
7.2
Punimet e mirëmbajtjes periodike
KUJDES
Rreziku i lëndimit apo i dëmtimit!
Përpara nisjes së punimeve të mirëmbajtjes:
▶ Fikeni korrentin.
▶ Mbyllni valvulën e linjës së ujit.
▶ Përdorni vetëm pjesë origjinale këmbimi.
▶ Porositini pjesët e këmbimit nga katalogu i pjesëve të
këmbimit për këtë pajisje.
▶ Gjatë punimeve të mirëmbajtjes, ndërrojini rakordet e
hequra me të reja.
7.2.1 Kontrolli funksional
▶ Kontrolloni nëse të gjithë komponentët funksionojnë
në rregull.
KUJDES
Rreziku i dëmtimit të pronës!
Rreziku i dëmtimit të veshjes së emaluar.
▶ Mos e pastroni kurrë me detergjentë për heqjen e çmërsit
pjesën e brendshme të emaluar të pajisjes. Nuk nevojiten
produkte shtesë për mbrojtjen e veshjes së emaluar.
7.3
Anoda e mbrojtjes
Pajisja mbrohet nga korrizoni me një anodë magnezi në depozitë.
Anoda e magnezit ofron mbrojtje bazike ndaj dëmtimit të
mundshëm të emalimit.
Ju rekomandojmë një kontroll fillestar një vit pas vënies në punë.
KËSHILLË
Rreziku i korrozionit!
Neglizhimi i anodës mund të sjellë dëmtim të hershëm nga
korrizioni.
▶ Në varësi të cilësisë së ujit në vendndodhje (
Tab. 5),
kontrollojeni anodën çdo vit ose çdo dy vjet dhe ndërrojeni
nëse është nevoja.
Ndalohet ta vini pajisjen në punë pa pasur të instaluar anodën
e magnezit.
Pa këtë mbrojtje pajisja nuk mbulohet nga garancia e
prodhuesit.
▶ Fikja e RCD të integruar të pajisjes.
▶ Përpara nisjes së punimeve sigurohuni që pajisja nuk është
e lidhur me korrentin.
▶ Zbrazeni pajisjen plotësisht (
kapitulli 4.6).
▶ Lironi vidat e kapakut të pajisjes dhe hiqeni.
▶ Shkëputni kabllot lidhëse nga termostati.
▶ Lironi vidat fiksuese të flanxhës.
▶ Hiqni flanxhën.
▶ Kontrolloni anodën e magnezit dhe ndërrojeni nëse
është nevoja.
7.4
Termostati i sigurisë
Pajisja vjen me një pajisje sigurie automatike. Nëse për çfarëdo
arsyeje temperatura e ujit në pajisjen kryesore ngrihet mbi
nivelin e sigurisë, kjo pajisje sigurie ia ndërpret korrentin pajisjes
kryesore, duke parandaluar ndonjë aksident të mundshëm.
RREZIK
Rreziku i elektroshokut!
Termostati duhet të resetohet vetëm nga një person i
autorizuar! Kjo pajisje duhet resetuar manualisht dhe vetëm
pasi të jetë eliminuar problemi që e ka bërë të aktivizohet.
Për të resetuar pajisjen:
▶ Hiqeni pajisjen nga korrenti.
▶ Lironi vidat e kapakut të pajisjes dhe hiqeni [1].
▶ Kontrolloni lidhjet elektrike.
▶ Shtypni butonin në pajisjen e sigurisë [2].
Nëse termostati i sigurisë aktivizohet rregullisht:
▶ siguroni pastrim më të rregullu të ngrohësit elektrik.