Udhëzimet e përdorimit
269
Tronic 4000 T – 6721843807 (2022/06)
4.3
Përpara vënies së pajisjes në punë
KUJDES
Rreziku i dëmtimit të pajisjes!
▶ Vënia e parë në punë e pajisjes duhet të kryhet nga një teknik
i specializuar dhe i kualifikuar që do t'i japë klientit të gjithë
informacionin e kërkuara për funksionimin e duhur të saj.
KËSHILLË
Rreziku i dëmtimit të pajisjes!
▶ Mos e ndizni kurrë pajisjen nëse nuk ka ujë.
Kjo mund të dëmtojë elementin ngrohës.
4.4
Ndezja/fikja e pajisjes
Ndezja
▶ Në vijim futeni pajisjen në prizë, duke u siguruar që të ketë
tokëzimin e duhur.
Fikja
▶ Fikeni pajisjen nga priza elektrike.
4.5
Modaliteti i punës:
Modaliteti aktiv i punës është ai që shfaqet në ekran.
Për të ndryshuar modalitetin e punës,
▶ Shtypni tastin
.
Nëse pajisja e merr menjëherë ndryshimin,
nuk ka nevojë për konfirmim.
4.5.1 Modaliteti i punës SMART
Në modalitetin e punës SMART, pajisja punon tërësisht
automatikisht.
Pajisja monitoron në mënyrë të përhershme shprehitë e
konsumit të ujit të nxehtë dhe pas një periudhe mësimi
minimalisht prej një jave, rregullon automatikisht prodhimin e
ujit të nxehtë sipas të dhënave të kaluara.
Një disponueshmëri minimale e ujit të nxehtë garantohet në
varësi të temperaturës/nivelit të komfortit të zgjedhur.
Gjatë periudhës së mësimit, temperatura e ujit rregullohet në
70 °C, pas kësaj periudhe, për të optimizuar temperaturën e
ujit, ajo ndryshon në varësi të asaj që është mësuar.
Në rast shkëputjeje të korrentit ose nëse pajisja hiqet nga priza,
modaliteti SMART duhet të zgjidhet sërish.
Për të zgjedhur modalitetin e punës SMART;
▶ Shtypni tastin
derisa modaliteti SMART të shfaqet në
ekran (
Fig. 5 [3]).
Është zgjedhur modaliteti i punës SMART.
4.5.2 Modaliteti manual i punës
Në modalitetin manual të punës, pajisja ruan vëllimin total të ujit
në një temperaturë të caktuar në varësi të nivelit të zgjedhur.
Për të zgjedhur modalitetin manual të punës;
▶ Shtypni tastin
derisa në ekran të shfaqet modaliteti
Manual (
Fig. 5 [2]).
Është zgjedhur modaliteti manual i punës.
4.5.3 Modaliteti i punës Vacation
Në modalitetin Vacation, pajisja e mban temperaturën e ujit në
një nivel minimal, duke parandaluar ngrirjen e ujit.
Ky modalitet pune është aktiv për numrin e zgjedhur të ditëve,
pas të cilit pajisja kthehet në modalitetin e mëparshëm të punës.
Për të zgjedhur modalitetin e punës Vacation;
▶ Shtypni tastin
derisa në ekran të shfaqet modaliteti
Vacation (
Fig. 5 [1]).
Është zgjedhur modaliteti i punës Vacation.
Për të caktuar numrin e ditëve të pushimeve;
▶ Shtypni tastin
g
për të caktuar numrin e dëshiruar të
ditëve të pushimit (
Fig. 5 [7]).
Numri i zgjedhur pulson 3 herë për të konfirmuar zgjedhjen.
4.5.4 Modaliteti i punës Reset
Modaliteti i punës Reset i fshin të gjitha cilësimet, shprehitë e
konsumit të ujit dhe vendos modalitetin dhe nivelin e
temperaturës të paracaktuar nga fabrika.
Në rast gabimi dhe pasi të keni zgjidhur shkakun përkatës,
rivendosni pajisjen për të hyrë në modalitetin e përcaktuar
më parë.
Për të zgjedhur modalitetin e punës Reset;
▶ Shtypni njëherësh tastet (>3 s.)
g
dhe
h
.
Është zgjedhur modaliteti i punës Reset.