210 / SQ
Aspirator kuzhine / Manuali i përdorimit
5
Montimi i pajisjes
A
KUJDES
Para se të hapni vrimat,
sigurohuni që pranë vendit ku
do të shponi me trapan të mos
ketë tuba korrenti, gazi ose uji.
• Thellësia e vrimave që do të shpohen duhet
të përputhet me gjatësinë e bulonave.
• Bulonat dhe upat e siguruara janë të
përshtatshme për muret me tulla. Për
materiale të tjera ndërtimi (p.sh. karton
gips, veshje metalike, beton poroz), duhen
përdorur upa dhe vida të përshtatshme.
Vizatoni një vijë në mes të vendndodhjes
së aspiratorit nga tavani pingul me skajin
e poshtëm të aspiratorit ().
Ngjitni shabllonin e montimit të dhënë
bashkë me aksesorët te sipërfaqja ku do
të montohet aspiratori. Gjatë këtij veprimi,
kushtojini vëmendje lartësisë së montimit
të aspiratorit (Faqja 12 / Figura 6).
Ka një gjuhëz në mes të pllakës bashkuese
të oxhakut. Vendoseni mesin e kësaj
gjuhëze te vija që është vizatuar pingul
në mur. Gjatë këtij veprimi, rregullojeni
aspiratorin në përputhje me lartësinë
maksimale (Faqja 8 / Figura 1). Me një
stilolaps shënoni vrimat ku do të montohet
pllaka bashkuese e oxhakut (Figura 7/a).
Hapni vrimat te vendet e shënuara me
punto Ø6mm dhe futni 2 upa plastike te
vrimat e hapura (Figura 7/a). Fiksoni në
mur pllakën bashkuese të oxhakut me
vidat 3,9x22 (Figura 7/a).
Për të montuar trupin e aspiratorit, mund
të përdorni puntot Ø8mm për të hapur
vrima në pikat A, B, C, D të shabllonit
të montimit dhe në këto pika futni upat
plastike 4.8x50mm. (Figura 7/b).
2 copë vida mbajtëse 4.8x50 me një
hapësirë 5 mm midis kokës së vidës dhe
murit (Figura 7/b).
1. Pllakëz mbajtëse
2. Vidë për pllakëzën mbajtëse
Për ta montuar aspiratorin në mur, lironi
vidat te pllakëzat mbajtëse montuar
te kabina e motorit dhe hiqini, pastaj
mbërthejini përsëri (Figura 8 / A).
Ngrini xhamin e aspiratorit dhe hiqni filtrin
anti-yndyrë prej alumini (Faqja 11 / Figura
4).
(Figura 7)
(Figura 8)
Summary of Contents for BHCA 64640 B
Page 183: ......
Page 184: ......
Page 242: ...www beko com Arçelik A Ş Karaağaç Caddesi No 2 6 34445 Sütlüce İSTANBUL ...