Lloji i ushqimit
Jetëgjatësia (muaj)
Fruta deti:
Peshk me yndyrë (p.sh. salmon, skumbri)
Peshk pa yndyrë (p.sh. merluc, gjuhëz)
Karkaleca deti
Guaska dhe midhje
Peshk i gatuar
2 - 3
4 - 6
12
3 - 4
1 - 2
Mishi:
Shpezë
Mish lope
Mish derri
Mish qengji
Salsiçe
Proshutë
Ushqimet e mbetura, me mish
9 - 12
6 - 12
4 - 6
6 - 9
1 - 2
1 - 2
2 - 3
7. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 Pastrimi i pjesës së
brendshme të pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent,
pluhura gërryes, klor apo
pastrues me bazë vaji, pasi
këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet e lëmuara.
KUJDES!
Aksesorët dhe pjesët e
pajisjes nuk duhet të lahen
në enëlarëse.
7.2 Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me
pak sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht gominat e
derës dhe pastrojini për t’u siguruar
që janë të pastra dhe nuk kanë
papastërti.
3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
7.3 Shkrirja e ngrirësit
Ndarja e ngrirësit është pa formim
bryme. Kjo do të thotë se gjatë procesit
të punës nuk krijohet brymë, as në muret
e brendshme as mbi ushqime.
7.4 Periudha e mospërdorimit
Kur pajisja nuk përdoret për një periudhë
të gjatë, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
1. Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
2. Hiqni të gjithë ushqimin.
3. Pastroni pajisjen dhe të gjithë
aksesorët.
4. Lëreni derën paksa hapur për të
shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
SHQIP
67