Ju mund të ndryshoni kohën
në çdo kohë gjatë numërimit
mbrapsht dhe në fund, duke
shtypur butonin e uljes së
Temperaturës dhe butonin e
rritjes së Temperaturës.
4.8 Alarmi ndaj temperaturës
së lartë
Kur ka rritje të temperaturës në ndarjen e
ngrirësit (p.sh. për shkak të një
ndërprerjeje të mëparshme të rrymës
elektrike), pulson alarmi dhe temperatura
e ngrirësit dhe aktivizohet tingulli.
Për të çaktivizuar alarmin:
1. Shtypni çdo buton.
Tingulli çaktivizohet.
2. Treguesi i temperaturës së ngrirësit
tregon temperaturën më të lartë që
arrihet për disa sekonda, pastaj
ekrani tregon sërish temperaturën e
caktuar.
Treguesi i alarmit vazhdon të
pulsojë derisa të rikthehen
kushtet normale.
Nëse nuk shtypni asnjë
buton, tingulli çaktivizohet
automatikisht pas rreth një
ore për të shmangur
bezdisjen.
4.9 Alarmi i hapjes së derës
Nëse dera e ngrirësit lihet hapur për rreth
90 sekonda, aktivizohet tingulli dhe
pulson treguesi i alarmit.
Alarmi ndalon pas mbylljes së derës.
Gjatë alarmit, tingulli mund të
çaktivizohet duke shtypur çfarëdo butoni.
Nëse nuk shtypni asnjë
buton, tingulli çaktivizohet
automatikisht pas rreth një
ore për të shmangur
bezdisjen.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
5.1 Ngrirja e ushqimit të
freskët
Seksioni i ngrirjes është i përshtatshme
për ngrirjen e ushqimit të freskët dhe
ruajtjen e ushqimit të ngrirë dhe shumë
të ngrirë për kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta,
aktivizoni funksionin Frostmatic të paktën
24 orë përpara se të vendosni ushqimin
që do të ngrini në ndarjen e ngrirësit.
Ruajini ushqimet e freskëta duke i
shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në
ndarjen ose sirtarin e parë dhe të dytë
nga lart.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet pa shtuar ushqime të tjera të
freskëta gjatë 24 orëve, specifikohet në
pllakën e specifikimeve (një etiketë që
ndodhet në brendësi të pajisjes).
Kur procesi i ngrirjes të ketë përfunduar,
pajisja kthehet automatikisht në
parametrin e mëparshëm të
temperaturës (shihni "Funksioni
Frostmatic").
Për më shumë informacion, referojuni
"Këshilla për ngrirje".
5.2 Ruajtja e ushqimit të
ngrirë
Kur aktivizoni një pajisje për herë të parë
ose pas një periudhe të gjatë
mospërdorimi, përpara se t'i futni
produktet në ndarje, lëreni pajisjen të
punojë për të paktën 3 orë me funksionin
Frostmatic të aktivizuar.
Sirtarët e frigoriferit bëjnë të mundur që
të gjeni shpejt dhe lehtë paketën
ushqimore që dëshironi.
Nëse do të ruhen sasi të mëdha ushqimi
hiqini të gjithë sirtarët dhe vendoseni
ushqimin nëpër rafte.
Mbajini ushqimet jo më pranë se 15 mm
nga dera.
www.aeg.com
64